Shpërthim me bombë në Dagestan, ISIS merr përsipër përgjegjësinë

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimi me bombë që ka goditur rajonin rus të Dagestanit. Si pasojë e sulmit terrorist, dy policë kanë mbetur të vrarë ndërkohë që 17 persona të tjerë janë plagosur.Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi është kryer nëpërmjet parkimit të një makine pranë një stacioni lokal të policisë. Autoritetet njoftuan se një i dyshuar është shpallur në kërkim. Ata kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23 vjeçar, mbiemri i të cilit është Talibov.Emri i tij është rezervuar për të respektuar hetimet që vijojnë.Dagestani është një rajon i cili kufizohet me Çeçeninë dhe ka tentuar shpesh herë që të shkëputet nga ndikimi i Kremlinit.Ushtria ruse ka luftuar dy herë me militantët vendas për të mbajtur nën kontrroll territorin. Sipas tyre, arsyet e nxitjes së ekstremizmit janë korrupsioni dhe varfëria./Oranews.tv/