Nikoliç për Kosovën: Nuk do e pranojmë si kusht për integrimin në BE

"Nëse njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht, më mirë të mos na pranojnë në Bashkimin Europian", ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, i cili i'u referua kritereve që vendi tij duhet të plotësojë në kuadër të antarësimit në BE.Ai shtoi se në rast se do të kërkohet bashkëpunimi i Kosovës për të gjitha kapitujt e antarsimit, atëherët palët do ta kishin shumë të vështirë që të mbërrijnë deri në fund."Nëse njohja e pavarësisë është një kusht, atëherë më mirë të mos na pranojnë. Paraprakishit kemi marrë siguri se një gjë e tillë nuk do të kërkoghet, ndaj shpresojmë të jetë kështu. Në rast se do të na duhet që cdo kapitull i antarsimit të diskutohet me qeverinë e Prishtinës, atëherë do të jetë shumë e vështirë për ne që t'i përmbyllim me sukses të gjitha pikat."Më tej, Presidenti Nikoliç ka folur edhe për krijimin e asosacioneve në komunat me shumicë popullsie serbe. Qëndrimi i tij ka qënë i njëjtë me atë të qeverisë serbe, të cilët kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të firmosura në Bruksel.Sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale të krijuar në Hagë për krimet e luftës së Kosovës, Nikolic tha se ky ishte një hap mjaft i mirë, por shprehu dyshimet e tij në lidhje me proceset gjyqsore që do të mbahen. Sipas Presidentit, shqiptarët, kroatët dhe serbët janë gjykuar gjithmonë me standarte të ndryshme./Oranews.tv/