Armë, drogë dhe para në banesë, dy në pranga nën akuzën e trafikimit

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e trafikikimit të armëve dhe lëndëve narkotike.Blutë kanë arrestuar Ferit   Haxhihysenin 36  vjeç dhe Astrit  Koshi  43  vjeç,  të dy banues në Elbasan.Ndalimi  i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre iu gjetën dhe sekustruan një arsenal armësh dhe municionesh,  një sasi droge dhe para në valutë.Në banesë të arrestuarve iu sekuestruan:

  • 2500 copë  fishekë   pistolete
  • 1000  copë  fishekë  automatiku
  • 13  granata  dore  ofensive
  • 17   granata  dore  difensive
  • 30  copë  ndezës  metalike
  • 3 krëhëra  automatiku  kallashnikov
  • 1 kg Cannabis  Sattiva
Ndërkohë gjatë  kontrollit   fizik   të  ushtruar   nga  efektivat  e  policisë  të   dy  shtetasve iu gjetën 65 400  lekë, 500 euro dhe 1000 dinarë.Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Trafikimi  i  armëve  dhe  i municionit”,  “Prodhimi dhe  mbajtja  pa  leje  e  armëve  luftarake  dhe  e   municionit”  dhe   “Prodhimi  dhe  shitja  e  narkotikëve” .20 30 40 50 60 70 80  100 110 120 13090