Mbeturinat në Berat, banorët e komunitetit rom: Po sëmuren fëmijët
Depozitimi i mbetjeve në një lagje periferike të Beratit, ka irrituar banorët e komunitetit rom që jetojnë aty. Banorët thonë se rreziku i infeksionit është aq i madh sa ka prekur pothuajse të gjithë fëmijët që trajtohen shpesh nëpër spitale.Berat-Komuniteti rom në Berat rrezikohet nga sëmundje infektive, pasi lagjja ku jetojnë është tejmbushur nga plehrat, ndërkohë që kanali i ujërave të zeza që kalon mes saj është bllokuar.Në kete vend hidhen mbetje pa kriter nga banorët e zonës, duke rrezikuar seriozisht të vegjlit e komunitetit rom. Banorët thonë se nuk janë të paktë rastet e infeksioneve të fëmijëve nga kontakti me mbetjet që gjenden ngado në këtë zonë.Sipas banorëve, zona në periferi të lagjes "30 Vjetori" ka mbi 15 vjet qe nuk pastrohet nga mbjetjet urbane, të cilat e kanë bërë të duket më shumë se një shesh depozitimi se sa një bllok banimi.Komuniteti rom i kësaj zonë i bën apel bashkisë që të marë masa për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e kanalit të ujërave të zeza.