Mbi 1 milion fëmijë në Jemen vuajnë nga kequshqyerja akute
I njohur dikur si Arabia e lumtur, Jemeni është përfshirë përgjatë 10 muajve të fundit në një luftë të ashpër, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në të gjithë botën, ku më shumë se gjysma e popullsisë po përballet me urine, në një kohë që spitalet pothuajse janë shkatërruar dhe shumë pak prej tyre ofrojnë shërbimin e duhur mjekësor. Luftimet e ashpra mes forcave mbretërore që rrethojnë presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe rebelëve kanë vrarë pothuajse 6 mijë vetë, gjysma prej të cilëve civilë. Mijëra të tjerë janë tani në rrezik, si rezultat i katastrofës humanitare, pasojë e këtij konflikti. Në qendrën për keq-ushqyerje në kryeqytetin Sanna, prindërit e shqetësuar sjellin për kontroll fëmijët e tyre ekstremisht të dobët dhe shumë nën peshë. FAO, Organizata për Ushqim dhe Agrokulturë paralajmëron se njerëzit po vdesin urie dhe janë në krizë për bukë, ku gjysma e popullsisë prej 14.4 milionë banorë po vuan nga uria. Zëdhënësi i UNICEF, Mohammed Al Saadi tha se 1.3 milionë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja akute. Sipas tij numri pritet të rritet, teksa kequshqyerja po con fëmijët në deformime mendore e deri në vdekje. /Oranews.tv/