Homazhe për Kristo Frashërin, krerët e shtetit nderojnë për herë të fundit historianin
Në Akademinë e Shkencave krerë të lartë të shtetit shqiptarë dhe atij kosovar, deputetë dhe akademikë nderuan për herë të fundit akademikun dhe historianin Kristo Frashëri, i cili u shua në moshën 96 vjeçare.“Personalitet i shquar i historisë dhe kulturës shqiptare, një nga përfaqësuesit më të shquar të studimeve albanologjike.Ai ishte një shkencëtar i jashtëzakonshëm. Ishte një mësues i madh për historinë tonë kombëtare”.Pëllumb Xhufi:Padyshim është një humbje e madhe. Kristo Frashëri ka qenë një ndër kolonat e histografisë shqiptare.Një historian që për 70 vjet ka punuar, ka prodhuar dhe ka përfshirë në rrezen e analizës së tij historike të gjitha periudhat.Miqtë, bashkëpunëtorët e tij si dhe personalitete të politikës e të fushës së kulturës janë përkulur duke vlerësuar kontributin prej më shumë se 70 vitesh të tij në fushën e kërkimit shkencor dhe të historisë së shqipërisë e shqiptarëve.Vepra e fundit e historiniat Frashëri ishte Historia e Çamërisë, për të cilën Kryetari i PDIU shprehu vlerësim dhe mirënjohje të thellë.Shpëtim Idrizi: Do ta quaja një njeri që na kujton gjithmonë se historia përsëritet dhe ne shqiptarët nuk duhet të na zërë amnesia. Do ta quaja një njeri të madh, veprat e të cilit duhet ti kemi si udhërrëfyes për strategjinë kombëtare shqiptare.Gjergji Frashëri djali i akademikut të shuar ka deklaruar për Ora News se amaneti që i ati ka lënë është botimi i tre veprave të fundit të shkruara prej tij.Kristo Frashëri ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit. Disa nga veprat më të njohura të historinit Kristo Frashëri janë: Principata e Arbërisë, Jeta e një historiani Ahmet Zogu: vështrim historik Historia e Dibrës, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Historia e Kosovës. Dardania etj.

/Oranews.tv/