Bosnje, Arrestohet lideri i partisë në koalicionin qeverisës

 Fahrudin Radonçic,  lideri i aleancës për një të ardhme më të mirë  në Bosnjë Hercegovinë, është arrestuar dje me akuzën e  pengimit të drejtësisë , vetëm disa javë para se vendi të kërkojë  formalisht anëtarësimin  në Bashkimin Evropian.Sipas një deklarate nga prokuroria boshnjake, Radonçiç u arrestua në Sarajevë për "ndërhyjrje me punën e gjyqësorit dhe presion ndaj dëshmitarëve”. Ndërkohë që autoritetet kanë kryer edhe bastisje në banesën e tij, redaksinë e gazetës më të madhe në vend  në pronësi të tij, Dnevni Avaz dhe prona të tjera të politikanit.Prangosja e tij  erdhi  pas arrestimit të dy udhëheqësve të tjerë të partisë së tij gjatë këtij muaji,  të dyshuar gjithashtu për presion një dëshmitari në proçesin e profilit të lartë gjyqësor në Kosovë, kundër të akuzuarit Naser Kelmendi, që konsiderohet njëri nga shefat e drogës në Ballkan. Vetë Radonçiç ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur trillime politike.Zyrtarët partiakë të Unionit për të Ardhme më të Mirë, thanë se arrestimet, lidhur me procesin e njçjtë, janë kryer nga individët e "mafias gjyqësore". Në një deklaratë partia tha se arrestimi është një përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politik nga familja dhe klani kriminal i pushtetit.bosnje