Mali i Zi, ish kampi i përqëndrimit shndërrohet në resort luksoz turistik
Parlamenti i Malit të Zi pritet të votojë sot për herë të dytë për kontratën e privatizimit të Kështjellës Mamula, e cila sheh në krye të ofertave kompanine zviceriane egjiptiane Orascom për të transformuar atë në një resort luksoz turistik.Kështjella austro hungareze ndodhet në një ishull të pabanuar në hyrje të gjirit të Kotorrit dhe është përdorur si kamp përqëndrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin e trupave të Musolinit.Duke qenë se pjesa më e madhe e të burgosurve ishin banorë lokalë, shumica e qytetarëve të sotëm konsiderojnë se një rezort luksoz turistik nuk është mënyra më e mirë për të vlerësuar këtë kështjellë.Ata duan ta shohin atë si një muze, në respekt të historisë.Sipas të dhënave, të paktën 130 persona nga 2 300 të burgosur, në kampin e Mamulës janë vrarë apo kanë vdekur nga uria përgjatë pranverës së 1942-isht dhe vjeshtës së 1943-it.Një zë i fuqishëm kundër projektit të ”Orascom”-it është ai i Butros Butros Galit, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, që në një letër dërguar kryetarit të parlamentit malazez, Ranko Krivokapiç, deklaron se ”të bën përshtypje fakti që zgjidhja e vetme për të vlerësuar këtë kështjellë duket se është një marrëveshje e pastër ekonomike”.Nga ana e tyre, investitori dhe qeveria premtojnë se projekti do të respektojë historinë e ishullit me një dhomë kushtuar kujtimit të viktimave, edhe pse një gjë e tillë nuk figuron në projektin që është i disponueshëm në mamulaisland.com.