Në Tiranë në 50 % të aksidenteve viktima janë kalimtarët
Plot 50% te aksidenteve me pasojë vdekjen që ndodhin në Tiranë viktima janë kalimtarët. Drejtori i Policisë rrugore i kryeqytetit Ervin Dervishi rendit si shkaqe të këtij numri të madh të viktimaveNë aksidentin e fundit në Tiranë viktima është një kalimtare 44 vjeçare, e cila humbi jetën teksa ishte duke kaluar rrugën.Sipas policisë shkaku i kësaj ngjarjeje fatele ishte i viktimës, e cila ka qenë duke folur në telefon dhe i ka ndërprerë rrugën mjetit.Por ky nuk është i vetmi rast kur kalimtarët janë shkaktarë të aksidenteve të rënda me pasojë vdekjen . Kreu i Rrugorëve të kryeqytetit thotë se kjo ndodh pothuajse në 50 % të rasteve Ervin Dervishi: Një në 2 aksidente që ne kemi pasur janë përfshirë drejtëpërdrejtë kalimtarët. Pikërisht këmbësorët është kategoria më e atakuar nga ngjarjet rrugoreDervishi rendit si shkakun kryesor padurimin e qytetarëve për të kaluar rrugën dhe mosrespektimin e sinjalistikës dhe kjo duket fare qartë nga një vëzhgim që mund të bësh në akset kryesore të kryeqytetitKreu i Rrugorëve thotë se përveç përmirësimit ëe sinjalistikës një rëndësi duhet ti jepet edhe edukatës rrugore e cila duhet të futet në kurikulat mësimore që në moshë të vogëlVetëm për vitin që kaloi në Tiranë janë shënuar 41 te vdekur nga aksidentet ku shumica kanë qenë kalimtarë të moshave të ndryshme ./Oranews.tv/