Kryeministria bën gati paditë për Vokshin, PD: Rama kërcënon me gjyqtarë të korruptuar
Deputetja demokrate Albana Vokshi, do të përballet në prokurori, mbi akuzën për veprën e shpifjes. Zyra e Kryeministrit Edi Rama, do ta padisë atë për deklaratat e saj për nismat e qeverisë në sektorin e shëndetësisë, të cilat cilësohen shpifje dhe baltë e hedhur mbi kreun e qeverisë në mënyrë të përsëritur."Zyra e Kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara në prova dhe fakte për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të lartë të Partisë Demokratike, njësoj si famëkeqët Paloka e Ristani", deklaron Zyra e Kryeministrisë.Për padinë e qeverisë, reagoi kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha. Sipas tij vendimi për të paditur opozitën tregon dy gjëra :"Kryehajduti Edi Rama permes mashes se tij Ilir Beqa i kane vjedhur ato miliona euro, dhe po vjedhin dhe sot te tjera. Dhe se ai ka ne sherbim te tij drejtesine e gjyqtaret e tij mercenare ne Gjykaten e Larte, me te cilen kercenon opoziten dhe fjalen e lire" shkruan Basha në reagimin e tij.Kryetari i opozitës thotë se skota e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i bejne qoka duke shkelur, bashkë me kryemisnitrin Rama, do te kene fundin e hidhur. /Oranews.tv/