Zbulohet baza e kultivimit të kanabisit brenda ish-fabrikës së miellit
Zbulohet nje baze e kultivimit te bimeve narkotike brenda qytetit te Korces, si dhe mjetet per rritjen e bimeve te Canabis Sativa brenda nje ndertese e cila sherbente per banese familjare. Policia arrestoi Muhamet Gedaj, 58 vjeç, banues në Korçë si poseduesin e lendes narkotike.Rreth 66 rrenje bime narkotike Canabis Sativa jane zbuluar nga policia ne afersi te ish fabrikes se mielllit, ne katin e siperm te nje ndertese qe ka sherbyer si magazine.Policia tha se per kultivimin e bimeve narkotike ishte pershtatur nje lloj kontenieri, ku bimet ishin te mbjella ne vazo dhe ishin të përshtatur me ndriçim (llampa) dhe ngrohje artificiale, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.Gjithashtu në vijim të punës në lidhje me këtë rast, rezultoi se në ambjentet e kontenierit ky shtetas, kishte kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, jashtë aparatit matës.Kohe me perpara, ky ambjent ka qene nje furre buke, por me largimin e pronarit te saj nga Korca ndertesa ka sherbyer si magazine dhe per strehimin e nje familjeje.

