Varfëria ekstreme, BB: Për herë të parë u ul në 15 %

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë nisur samitin e përvitshëm në Peru duke u fokusuar në eleminimin e varfërisë dhe rritjen globale ekonomike.Gjatë fjalës së tij presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme do të ulet në shifrën e 15%, gjatë 2015, një nivel ky optimist ndërsa u shpreh besimplotë se do të eleminohet në 2030.Por ai tha se për të ndihmuar në këtë proces, duhet të bëhet me shumë për të ulur pasojat e ndryshimeve klimaterike pasi katastrofat natyore po godasin kryesisht vendet e varfëra."Një nga kërcënimet më të frikshme sot është ndryshimi i klimës. Nëse liderët botërorë nuk gjejnë një rrugë për të ulur rritjen e karbonit atëherë nuk ka shpresë për uljen e varferisë ekstreme", tha kreu i Bankës Botërore.Ndërsa drejtorja e FMN-së Christine Lagarde nën fjalën e saj nënvizoi se rritja ekonomike globale këtë vit do të jetë 3.1 %, më e ulët se parashikimi 3.3 %."Ndryshimet në Politikën monetare të SHBA dhe ekonomia e Kinës po ndikojnë në ekonomitë globale, në tregjet e tyre, në shkëmbimet monetare dhe rrjedhjen e kapitalit,"tha La Gardë.Ajo propozoi reforma në FMN për të përballuar më mirë luhatjet e ekonomisë./Oranews.tv/