“Fëmija juaj është çka ju hani”, ja reklamat e reja sensibilizuese për gratë shtatzëna
Një fushatë e re reklamuese paralajmëron nënat e ardhshme në lidhje me pasojat e ushqimeve dhe pijeve që ato konsumojnë kur mbajnë një fëmijë në bark.Në fotot e reja të reklamave tregohen disa femra me gjinj të pikturuar dhe fëmija që pi gji.Në gjirin që fëmija ushqehet është pikturuar lloji i ushqimit që femrat nuk duhet konsumojnë gjatë shtatzanisë.Reklamat alarmuese u krijuan nga Shoqata Pediatrike e Rio Grandes në Brazil.Moto e kësaj fushate është “Fëmija juaj është çka ju hani”, që mund të përkthehet njëkohësisht edhe fëmija juaj ha atë që hani ju.Kjo fushatë publicitare është bërë me qëllim sensibilizimin e nënave që me ushqimin e tyre mund të dëmtojnë bebet.Gjithashtu shkruhet: “Zakonet tuaja dhe dieta juaj mund të parandalojnë zhvillimin e sëmunjdeve tek fëmijët tuaj”
