Fituesi i lotarisë ndahet nga gruaja një ditë para se të merrte paratë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2015, 22:30
Një fitues lotarie i cili mori cmimin prej 500 mijë paundësh u divorcua me gruan e tij një ditë para se ai të deklaronte fitimin e tij.Liu Xiang nuk i kishte treguar gruas së tij kur ai fitoi 4.6 milion yuan (467 mijë paund) në lotarinë kombëtare të Kinës.Në vend të kësaj ai u divorcua menjëherë dhe të nesërmen shkoi për të marrë gjysëm milioni paundi për veten e tij.Historia doli në dritë pasi ish-gruaja e burrit paditi atë për gjysmën e parave pasi ajo mësoi për fitoren e tij të madhe./oranews.tv/