I pastrehu vdes në përpjekje për të shpëtuar një grua nga një i armatosur

Një 61-vjeçar i pastrehë në Brazil luftoi me një person të armatosur për të shpëtuar një grua. Ai u vra nga personi me armë, pasi ky i fundit e qëlloi atë me plumb në gjoks. Gruaja që po mbahej peng nga i armatosuri arriti të mbijetonte.I pastrehu, Francisco Erasmo Rodrigues de Lima, sakrifikoi jetën e tij në përballjen fizike me të armatosurin që po kërcënonte se do të vriste një grua jashtë Katedrales së famshme të Sao Paulos në Brazil.Vrasësi u identifikua si Luiz Antonio da Silva, i cili kishte qenë edhe më parë i dënuar me 22 vjet burg për vjedhje, dëmtim prone dhe dhunë.I pastrehu mori dy plumba në gjoks dhe vdiq në vendngjarje.Mijëra përdorues online i kanë bërë thirrje autoriteteve për ta nderuar Franciscon duke i bërë atij një varrim të denjë.i pastrehu