Beyonce bashkëpunon me producentin Naughty Boy
Pas debatit të ashpër për bashkëpunimin me këngëtarin e One Direction Zayn Malik, producenti Naughty Boy ka vendosur të bashkëpunojë me një një yll tjetër të muzikës.Naughty Boy dhe këngëtarja Beyonce pritet të regjistrojnë javën e ardhshme këngën e tyre të re “Lose it All (Runnin’)’.Burime për gazetën The Sun shprehen se 34 vjeçarja e kishte dëgjuar këngën e producentit në Youtube dhe menjëherë kërkoi që të hiqej nga interneti për ta regjistruar vet versionin origjinal në studio.Gjithashtu Jay- Z pasi ka parë talentin e Naughty Boy ka vendosur që ai të punojë me të në kompaninë muzikore Roc Nation.Lajmet për bashkëpunimin filluan të qarkullonin vetëm disa orë pasi Beyonce u kthye nga Festivali “Buweiser Made in America” në Pelsivani.
/Oranews.tv/