Ahmetaj në terren: Janë rritur regjistrimit e bizneseve. Në ditë shiten 300 kasa fiskale

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zbritur në terren për të parë nga afër aksionin kundër  informaliteti në zonën e “21 dhjetorit” në kryeqytet. Ahmetaj deklaroi se brenda ditës shiten mbi 300 kasa fiskale, ndërsa thkesoi se gjatë muajit gusht janë regjistruar rreth 10% më shumë biznese dhe në 7 muaj janë regjistruar 30% me shumë krahasuar me periudhën e një viti më parë.Arben Ahmetaj: Ka shitje rreth 300 kasa në ditë, dikur ka pasur rreth 200 kasa në muaj. Mund tju jap një shifër, është rritur numri në 7 muajt e këtij viti, por sidomos në dy muajt e fundit kur shpallëm betejën kundër informalitetit ështe rritur me 35% numri i regjistrimeve të kompanive krahësuar me vitin e kaluar dhe vetëm në muajin gusht është rritur afërsisht 10%. Rritje e menjëhershme krahësuar me vitin e kaluar.Ahmetaj tha se 600 grupe pune janë në terren, ndërsa theksoi se ky eshte nje operacion që zgjat gjate gjithe vitit.Arben Ahmetaj: 600 grupet në terren kanë filluar në terren, të konkretizuar në grupe dyshe në të gjithë territorin e vendit. Ky është një operacion 300 ditësh, por kjo është një mënyre e re jetese në sistemin fiskal, ku qytetari dhe konsumatori është në vëmendje për tu mbrojtur nga abuzesit. ahmetaj/Oranews.tv/