Kanye West: "Në vitin 2020, kandidoj për president i SHBA-së"
Triumfuesja e MTV Video Music Awards ishte padyshim Taylor Swift por ishte këngëtari Kanye West surpriza e mbrëmjes me deklaratën e tij krejt të papritur: "Do të kandidoj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020".Reperi amerikan, i njohur për shpërthimet e tij të famshme në skenë, teksa u nderua me cmimin "Michael Jackson Video vanguard Award" në nder të këngëtarit të ndarë nga jeta, ka habitur të gjithë me deklaratat e tij. Duke u rikthyer me shaka ndarjes së çmimeve të vitit 2009, kur i rrëmbeu nga dora mikrofonin Taylor-it, Kanye thotë përpara publikut:"Mendoj shumë shpesh tani kur dal me vajzën time të vogël. Unë mendoj shumë, madje edhe kur jam në mes të një stadiumi me 60 mijë njerëz që më rrethojnë, edhe nëse më fishkëllejnë. Mendoj se sa shumë gjëra mund të bëj unë kur jam në skenë, se çfarë impakti mund të kem unë në jetën e njerëzve. Ndaj kam vendosur që në vitin 2020 do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës"Kjo deklaratë e tij, ka bërë menjëherë jehonë tek spektatorët në sallë, në publik dhe mbi të gjitha në rrjetet sociale. Ka nga ata që mendojnë se reperi është ndikuar në këtë vendim nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, me të cilën është në pritje të fëmijës së dytë. West ka qënë kritik me punën e presidentit amerikan barack Obama dhe vendimet e administratës së tij, aq sa në tetor të 2013-ës, e quajti atë gomar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.