“Kurani i Birmingamit” mund të shkundë botën e Islamit, më i vjetër se Profeti Muhamed?
Fragmente nga Kurani më i vjetër në botë, i gjetur në Birmingam muajin e kaluar, mund të jenë më të vjetra se Profeti Muhamed dhe mundet edhe të rishkruajnë historinë e hershme të Islamit, sipas dijetarëve.Këto faqe, që mendohet të jenë nga 1371 deri në 1448 vjeçare, u zbuluan të lidhura me faqet e një tjetër Kurani nga fundi i shekullit të 7 në librarinë e Universitetit të Birmingamit, shkruan Daily Mail.Të shkruara me bojë në një formë të hershme të shkrimit arab në pergamenë të bëra nga lëkura kafshësh këto faqe përmbajnë pjesë të sureve, ose kapituj që mund të jenë shkruar nga dikush që e njihte Profetin Muhamed – themelues i besimit Islam.
Faqeve iu bënë testime për të vlerësuar vjetërsinë nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit, një proçes që tregoi se dorëshkrimi i librit të shenjtë islamik mund të jetë Kurani më i vjetër në botë.Thuhet se zbulimi ishte domethënës përderisa në vitet e hershme të Islamit, Kurani mendohet të jetë memorizuar dhe të jetë transmetuar gojarisht në vend që të jetë shkruar.Por, tani disa historianë thonë se ky pergamen mund të datojë më herët se sa Muhamedi.Besohet se Kurani i Birmingamit është prodhuar mes viteve 568-645, ndërsa datat e Muhamedit janë ndërmjet 570-632.Megjithatë këto pretendime janë kundërshtuar me forcë nga dijetarët myslimanë.