Taylor Swift triumfon në MTV Video Music Awards
Taylor Swift pushton botën. Në mbrëmjen gala të të dielës mbrëma, këngëtarja 25 vjecare ka arritur të triumfojë me çmimin kryesor në MTV Video Music Aëards, me videon e hitit të saj më të fundit, "Bad Blood".Swift e pranoi çmimin dhe në fjalën e saj të falenderimit, iu shmang shpjegimit të kuptimit të këngës dhe videoklipit, që sic raportohet nga mediat amerikane, flet për një grindje të saj me këngëtaren dikur miken e saj më të mirë, Katy Perry.Taylor Swift : "E di që ka patur shumë diskutime rreth kësaj video dhe kuptimit të saj por unë sot jam e lumtur që në 2015-ën, ne jetojmë në një botë ku djemtë shumë mirë mund të luajnë rolin e princeshave dhe vajzat mund të luajnë rolin e ushtarëve".Në mbrëmjen e magjishme 25 vjeçarja, e cila po pushton tregun muzikor amerikan dhe botëror, fitoi 4 trofe, duke përfshirë atë të videos më të mirë në gjininë femër dhe për videon më të mirë pop, për këngën "Blank Space".Festa zgjati për disa orë me rradhë, ku nuk munguan suprizat si spektakli suprizë i këngëtares Miley Cyrus, me skenat të cilësuara nga mediat rozë si skandaloze ndërsa prezantoi edhe këngën e re, për marijuanën.Çmime u fituan edhe nga reperi Fetty Uap, Bruno Mars dhe Mark Ronson fituan cmimin hit të kësaj vere apo video "Anaconda" e Nicki Minaj fitoi si video më e mirë hip-hop.Nuk mungoi edhe performance e idhullit të adoleshentëve, Justin Bieber, i cili u tikthyer në skenën e Video Music Auard pas 2 vitesh.Çdo vit në MTV Video Music Auard nderohen me statuja ari artistët më të mirë të momentit me videot më të mira në treg.
