TV gjerman reportazh në Shishtavec të Kukësit, I riu: Thuaji Merkelit do vijmë atje (VIDEO)
Pse kaq shumë shqiptarë vijnë në Gjermani?” Televizioni publik gjerman ARD kërkon ta zbulojë përmes një reportazhi i gazetares Kristine Beker.Gazetarja e ARD-së udhëtoi drejt Shqipërisë me një grup shqiptarësh të kthyer me avion, pasi iu refuzua azili. Sipas një sondazhi gati 2/3 e të rinjve duan ti kthejnë shpinën vendit të tyre.Motivet e rrugëtimit të shqiptarëve drejt Gjermanisë janë ekonomike. Besnik Kuburja është një azilkërkues i cili është kthyer nga Gjermania pas refuzimit të azilit.Së bashku udhëtojnë drejt shtëpisë së tij në Elbasan. Është një shtëpi normale, ndërsa Besniku tregon se është larguar pasi nuk ka punë: Unë isha në punë e më hoqën. Vetëm për ekonomi. Me kursimet ndërtova shtëpinë.Në reportazhin gati 6 minutësh tv gjerman udhëton drejt Shishtavecit në Kukës, një prej zonave më prekura nga eksodi, ku mbretëron papunësia dhe mungesa e shpresës.Ajo u tregon videon e ministrisë së brendshme gjermane, ku u tregohet se të gjithë azilkërkuesit do të kthehen por ata thonë se nuk e besojnë “Nuk e besojmë. Thuaji Merkelit që do të vijmë” thotë një i ri.Gazetarja thotë se të rinjtë nisen sipas rrëfimeve të të njohurve të tyre, të cilët me paratë e fituara në emigracion kanë rindërtuar shtëpitë e tyre.
/oranews.tv/