Gjermania, Franca dhe Britania: Qendra pritje për refugjatët në Itali e Greqi brenda vitit

Gjermania, Franca dhe Britania i kërkojnë Bashkimit Evropian të ndërmarrë "hapa konkretë" për të përballuar krizën në rritje të klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, dhe sekretarja e brendshme e Britanisë, Theresa May, në një deklaratë të përbashkët veçse kritikuan mënyrën se si po menaxhohet kjo krizë theksuan nevojën e krijimit të qendrave të pritjes dhe strehimit të klandestinëve në Greqi dhe Itali, deri në fund të këtij viti.Me këtë hap synohet që emigrantët të regjistrohen dhe tu merren gjurmët e gishtërinjëve, në mënyrë që autoritetet të identifikojnë ata që kanë nevojë për mbrojtje.Tre zyrtarët e lartë kërkuan mbledhjen urgjente të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian brenda dy javëve, për të diskutuar për këtë krizë.Një mesazh i fortë për Europën erdhi edhe nga Papa Françesku. Gjatë meshës së të dIelës në sheshin “Shën Pjetër”, Ati i Shenjtë kërkoi që të ndalet masakra ndaj emigrantëve që e konsideroi krim që fyen njerëzimin.Papa bëri thirrje për bashkëpunim me efikasitet për të parandaluar këto krime, ndërsa u lut për shpirtrat e 71 viktimave të gjetura në kamionin frigorifer në Austri dhe për mijëra të tjerë që kanë humbur jetën në detin Mesdhe.