Rama për "Il Mattino": Europa pa strategji për Mesdheun, më shumë taktike
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane "Il mattino" kryeministri Rama është shprehur se Europa nuk ka një stragegji për largimet masive që po ndodhin në Mesdhe. Pyetjes nëse Shqipëria është e interesuar të vijojë me hapat drejt antarësimit, Kryeministri i përgjigjet se pavarësisht emigracionit vendi ynë nuk do të braktisë projektin e antarësimit në BE".Në një intervistë për të përditshme italiane "Il matino" kryeministri i shqipërisë Edi Rama thotë se përballë krizës së Mesdheut dhe largimeve masive, Europa gjendet e humbur në egoizëm dhe pa një strategji konkrete.“Kriza e emigrantëve në Mesdhe vë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë prej kohësh, ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE”.I pyetur nga gazetari nëse Shqipëria është e interesuar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, kryeministri Rama është përgjigjur:"Aspirata evropiane nuk është e lidhur me një periudhë të caktuar historike, por është një projekt i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka qenë në gjendje të krijojë. Tragjedia që po ndodh në Mesdhe sigurisht nuk është një arsye për të braktisur projektin, por mundësi për të rinisur një Evropë që shkon përtej financave, idesë se një numër shtetesh janë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe komoditet individual”.Nëse sot Evropa është më pak përkrahëse ndaj vendeve që presin të antarësohen në të, kreu i qeverisë thotë se BE se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike.“Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”.
/Oranews.tv/