Protesta masive në Japoni kundër ndryshimeve në ligjin për Ushtrinë

 Mijëra japonezë dolën në protestë kundër ndryshimeve në ligjin për Ushtrinë, që nënkupton që për herë të parë pas luftës së Dytë Botërore japonezët mund të bëhen pjesë e luftërave jashtë vendit. Dhoma e Ulët e ka kaluar ligjin por protetstat synojnë bllokimin e tij në Dhomën e LArtë të ParlamentitLigji i ri për ushtrinë në Japoni ka nxjerrë në protesta mijëra qytetarë.Ata u mblodhën para parlamentit duke kërkuar të mos votohet ky ligj që ka kaluar tashmë në Dhomën e Ulët dhe që parashikon që trupat ushtarake të dislokohen edhe jashtë kufijve të vendit.Ky ndryshim në ligj do të mundësonte që për herë të parë që prej luftës së dytë botërore ushtarët japonezë të marrin pjesë në konflikte e luftëra jashtë vendit.Kryeministri i vendit Shinzo Abe ka deklaruar se ndryshimet janë të nevojshme për të mirën e japonisë dhe mbrojtjen e saj, megjithastë shumica e popullsisë është kundër.Protestat në Japoni kundër këtij ligji po udhëhiqen nga studentët dhe të rinjtë, që thonë se po shkelet Kushtetuta e vendit, ndërsa është shoqëruar me masa të forta sigurie.Sipas Kushtetutës  Japonia e ka të ndaluar të përdorë ushtrinë e saj për zgjidhjen e konflikteve të huaja. Por ligji i ri synon që përdorimin e trupave ushtarakë për të mbrojtur edhe aleatët nga ndonjë sulm i mundshëm./Oranews.tv/