94-vjeçari dënohet me 4 vjet burg, mori pjesë në vrasjen e 300 mijë njerëzve në Aushvic

Një i mbijetuar i Aushvicit, i cili ka kaluar dy vjet në kampin e vdekjes,  mirëpriti verdiktin kundër 94 vjeçarit Oskar Groening, i cili ishte akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e 300 mijë njerëzve. Groening nuk ka vrarë asnjë person me dorën e tij në kampin nazist në Poloni, por prokurorët argumentuan se duke mbledhur paratë e hebrenjve të internuar, ai ka ndihmuar regjimin në vrasjen masive të njerëzve.Groening u dënua me katër vjet burg, teksa gjyqi ndaj tij mund të jetë i fundit në lidhje me Holokaustin e tmerrshëm."Jam i kënaqur me vendimin, por sigurisht duke e ditur se cfarë do të thotë burg, nuk më vjen mirë për Groening. Kam qenë dy vjet në Aushvic,” thotë i mbijetuari Leon Schwarzbaum.Gjatë kohës së tij në Aushvic, puna e Groening ishte mbledhja e sendeve të të dënuarve, pasi këta të fundit arrinin në kampe me trena. Por më pas ai ishte edhe pjesë e selektimit të atyre që dërgoheshin në dhomat e gazit. Groening, i cili ishte 21 vjeç në kohën kur pranoi këtë punë nën entuziazmin e frymës naziste në vitin 1942, inspektonte bagazhin e të dënuarve, mblidhte paratë që ata kishin me vete dhe më pas i dërgonte në zyrat e qeverisë naziste.Sipas padisë për periudhën kur Groening punonte në Aushvic, të paktën  300,000 perosna janë dërguar në dhomat e gazit.asas _82389051_de37-1