Mbretëresha Elizabeth nuk do të rrisë më qen të tjerë: Jam e plakur, nuk dua t'i braktis

Lidhja 80 vjeçare e mbretëreshës Elizabet me qentë e saj të racës Corgi është e njohur prej kohësh, por tashmë ajo ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të shtojë numrin e tyre.Stërvitësi i kuajve Monty Roberts, njëkohësisht edhe një mik i ngushtë i monarkes 89 vjeçare gjatë një interviste për revistën Vanity Fair deklaroi se mbretëresha nuk dëshiron të ketë qen të tjerë pasi nuk kërkon që t’i braktisë nëse  ndahet nga jetaMbretërsha Elizabeth që në moshën 7 vjeçare ka pasur nën kujdesje rreth 30 qen të racës Corgi, por aktualisht zotëron vetëm 2. Gjatë një vizitë që mbretërsha Elisabeth pati në  'Batters'a Dogs and cats Home' e pyetur nëse dëshironte të merrte me vete një nga qentë e racës  Corgi ajo u përgjigj " Jo, për momentin jo "Një nga njohëset e botës së kafshëve si Diana King shpjegon arsyen se përse mbretërsha ka vendosur mos të marrë më qen në zotërim" Unë e kuptoj, edhe unë personalisht ndihem shumë e plakur për të rritur një kafshë, e kuptoj që ajo në moshën e  saj  nuk kërkon të marrë përsipër përgjegjësinë e të rriturit një tjetër qen Corgi"Babai i mbretëreshës Mbreti Xhorxh i 6-ti ishte i pari i familjes mbretërore që vendosi të kishte nën kujdesje një qen të tillë dhe i pari që Elizabet u përkujdes quhej Dookie, ne kohen kur monarkja ishte vetëm 7  vjeç.