Johnny Depp suprizon fëmijët e një spitali në Australi
I veshur me kostumin e piratit, aktori i famshëm hollivudian Xhoni Dep nuk ka udhëtuar drejt karaibeve, por në një spital të Australisë, ku ka vizituar fëmijët e shtuar aty. Nën petkun e kapitenit Jack Sparrow, karakteri i famshmi filmit piratët e karaibeve, Dep ka surprizuar fëmijët e spitalit Lady Cilento në Brisbane.I shoqëruar nga një prej fëmijëve të sëmurë aty, Dep nuk ka dalë thuajse për asnjë moment nga roli i kapitenit pirat, duke bërë pyetje të një njeriu që vjen nga një tjetër epokë, nga kohëra të lashta.Sigurisht, nuk mund të mungonin fotot, dhe mbi të gjitha selfiet me fëmijët të cilët u entuziasmuan shumë nga prezenca e tij në spital . Aktori i famashëm ka falenderuar të gjithë fëmijtë e sëmurë dhe prindërit e tyre per kurojën në përballimin e kësaj situate të vështirë për ta.
/oranews.tv/