Cili është trendi i radhës pas Ice Bucket Challenge?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2015, 09:49
Një numër i madh njerëzish në mbarë botën u bënë pjesë e Ice Bucket Challenge ku hidhnin një kovë me akull në trup.Më pas një tjetër “sfidë” ishte fryrja e buzëve si një nga motrat e Kim Kardashian, Kendall Jenner.Por cili është tani trendi radhës? Ai quhet #Don’t Judge Me Challenge, që nënkupton se nuk duhet t’i paragjykojmë të tjerët nga pamja.Mijëra njerëz nëpër video të hedhura në internet, paraqesin veten e tyre si “të shëmtuar” e pasi mbulojnë kamerën për një sekondë me dorë shfaqen të bukur.Kjo”sfidë” e radhës është një mënyrë sensibilizimi që askush të mos ndjehet i turpëruar nga trupi i vet.