Vrasja e çiftit çek, Ermal Mamaqi “flet” me peshkun: Të gjithë do donin që turistët të ishin shqiptarë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dukagjin të Shkodrës ku u vranë 2 turistët çekë, ka patur mjaft reagime edhe në rrjetet sociale.Shumë prej komentuesve e kanë cilësuar këtë ngjarje si një prishje të imazhit të Shqipërisë. Nisur nga këto reagime, Ermal Mamaqi ka publikuar një status ironik.Duke "folur me peshkun”, Ermali ka thënë se pas gjithë reagimeve duket sikur të gjithë  janë fokusuar tek imazhi dhe se do të ishin më të lumtur sikur viktimat të kishin qenë shqiptarë ose kinezë, pasi për njerëz nga këto dy kombësi “nuk pyet njeri”…!yyy