Anastacia vjen në Tiranë, Rama: Koncert kundër diskriminimit të grave e vajzave

Këngëtarja amerikane Anastacia me 25 gusht do të jetë në Tiranë. Lajmin për vizitën e saj e zyrtarizoi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar edhe video-mesazhin e këngëtares .Në postimin e tij kreu i qeverisë thekson se ky koncert i kushtohet grave e vajzave shqiptare  në betejën kundër diskriminimit.“25 gusht në Tiranë një koncert fantastik, kushtuar grave e vajzave shqiptare në betejën kundër çdo forme diskriminimi”, shkruan Rama.Në video-mesazhin e saj, këngëtarja ka përshëndetur Shqipërinë dhe Kosovën, duke i ftuar të marrin pjesë në koncertin i cili do të mbahet në Tiranë.eee