William Levy konfirmon ndarjen me bashkëshorten e tij Elizabeth Gutiérrez

Aktori William Levy ka konfirmuar publikisht se marrëdhënia e tij me Elizabeth ka marrë fund. Pas shumë thashethemeve për ndarjen e çiftit, ai  ka treguar më në fund në një inervistë për“People en espanol”,  të vërtetën e marrëdhënies së tij bashkëshortore.Pavarësisht dëshirës së fansave për një ribashkim të çiftit, aktori 34-vjeçar ka thënë se ata të dy kanë menduar t’i lënë pak hapësirë njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë aspak që nuk do të ndajnë ditët dhe kohën bashkë.“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”- ka thënë Levy për “People en espanol”.78114d7fad131cc81b7d514471df9206