Ronaldo i gjen telefonin vajzës dhe del për darkë me të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2015, 18:49
Fat i dyfishtë për amerikanen e re, Austin Woolstenhulme. Jo vetëm që arriti të gjej telefonin e saj të humbur pak ditë më parë, por ai që ia gjeti ishte Cristiano Ronaldo.“Alo, kam telefonin tuaj. Dalim për darkë që ju ta merrni atë?”Austin nuk arriti ti besonte veshëve të saj. Ngjarja ndodhi në Las Vegas, ku sulmuesi i Realit të Madridit ndodhej me pushime, dhe ku u takua me vajzën dhe shoqet e saj të cilat postuan në Instagram dhe Twitter fotot e mbrëmjes shpenzuar sëbashku.“Një lajm i keq, dhe një i mirë. Ai i keqi është se humba telefonin tim. Ai i miri? Ai që e gjeti ishte Cristiano Ronaldo. Dhe lajmi akoma më i mirë është se ne dolëm për darkë”, shkruan Austin në foton e postuar në Instagram.
/oranews.tv/