Pas 15 vjetësh, mamaja gjen falë Facebook të birin e rrëmbyer nga i shoqi

Deri në javën e kaluar Hope Holland nuk e kishte parë djalin e saj Jonathan për 15 vjet. Falë kësaj fotoje të postuar në Facebook ajo ka arritur ta përqafojë atë sërish.Në vitin 2000 babai i djalit me të cilin Hope ndante kujdestarinë, kalon për të marrë fëmijën 3 vjec për ta cuar atë me pushime. Në fakt ai nuk kthehet më dhe gruaja fillon të kërkojë djalin dëshpërimisht.I drejtohet apelit për shërbimet sociale dhe hetuesëve privat, por pas një viti hetimesh, nuk pati rezultate. Hope tentoi të bënte dhe vetëvrasje.Ajo nuk e dinte se në Zacatecas të Meksikës, edhe djali i saj po e kërkonte. Pastaj në janarin e kaluar, pas 15 vjetësh, duke kërkuar në Facebook, djali sheh një foto që i ngjan familjare. Ai zbulon se në një postim në Facebook ishte vetë fotoja e Jonathan, me shpresën se mamaja dhe vëllai i tij më i madh do ta njihnin dhe ta takonin atë. Dhe kështu ndodhi.Falë një fondi të mbledhur mamaja dhe djali u takuan në Kaliforni dhe kaluan disa ditë sëbashku.Tani djali, 18 vjec, do të kthehet në Meksikë për të përfunduar shkollën dhe pastaj do të fluturojë përsëri në SHBA për të mësuar më shumë për nënën dhe vëllain e tij, ku deri pak ditë më parë ai nuk kishte fare memorie për to.175243831-58353731-4d57-427f-8d2c-fda944ee62f6 175243862-751ba0b2-1ed5-47be-84be-23ca1331eae9 175242998-2697ab31-1bf9-4483-8c0c-5531ff60151b 175243747-c98452e6-f8af-4998-bdbf-414e1217a03a 175243725-b948bcb0-894a-466d-8770-c6b7c9d87d06 175243003-8d589291-5126-4cd4-ab5c-84ddb94dbc88 175242930-045e8e49-0a53-4703-a9e5-64cfb0da6488 175243127-643e1cb7-5a40-473d-a564-a02633a0440e 175243025-f0605eb2-3f3c-4419-9439-1d55cb94a2b1/oranews.tv/