Princesha Charlotte do të pagëzohet më 5 korrik

Princesha Charlotte, vajza një muajshe e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh do të pagëzohet më 5 korrik.Lajmi është bërë i ditur nga Kensington Palace, i cili njofton se ceremonia e pagëzimit do të zhvillohet në kishën Shën Maria Magdalena në Sandringham Estate në Norfolk, vend ku jetojnë Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate.Pagëzimin do ta kryjë kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby.Princesha Charlotte lindi në Spitalin e Shën Marisë në Londër më 2 maj.Ajo është e katërta në linjë për fronin britanik pas gjyshit të saj, princi Çarls, babait Princi William dhe vëllait të saj Princi George, i cili është gati dy vjeç.George, vëllai i madh i Charlotte, u pagëzua në Chapel Royal në Pallatin e Shën Xhejmsit, në tetor të vitit 2013, po nga Justin Welby._83443533_0e9d279d-bd7b-47b5-81ce-3058d0ffbde7/oranews.tv/