Çikago, disa të rinj 'luftë' me fishekzjarre në mes të rrugës

Agjencia e lajmeve CBS  ka publikuar një video ku disa të rinj po qëllojnë njëri-tjetrin me fishekzjarre në zonën e qujatur Garfield Park.“Lufta e fishekzjarreve” u bë mes disa të rinjve të cilët ndaluan trafikun e makinave në rrugën Madison.“Më mirë se sa armët dhe dhuna, besoj, por prapë është shumë e rrezikshme dhe aspak e sigurtë,” thotë një nga banorët e zonës.Departamenti i Policisë së Çikagos do të shqyrtojë çështjen pasi e konsideron këtë si një lojë tepër të rrezikshme sepse “fishekzjarret mund të djegin lëkurën dhe të shkaktojnë verbërim nëse bien në sy”.