Frikë dhe mister për Kim Kardashian

Frikë e mister për Kim Kardashian. Mbretëresha e "reality-shoë"-ve duket se ka rrezikuar të abortojë. Sipas asaj që flitet, Kim duhet të ketë paguar shtrenjtë spotimet e shpeshta të 2 muajve të fundit për arsye pune. Këto kanë sjellë sforcime fizike, që janë të padurueshme për një grua shtatzënë, aq më tepër kur është në muajt e parë. Situata është rënduar aq shumë, sa që ka pasur edhe një shtrim me urgjencë në spital, për frikën e një aborti."Kim nuk po respekton shtatzëninë e saj ka treguar një burim . Po stërvitet me dy trajnerë për të kontrolluar peshën, pasi Kim ka frikë se mos shëndoshet. Por tani ka filluar të ketë probleme, prandaj doktorët i kanë urdhëruar të ngadalësojë. Nuk u ndje mirë në avion gjatë udhëtimit nga Parisi dhe sapo mbërriti në aeroport u telefonoi disa miqve. Të dielën u shtrua në spital, pasi mendonte se kishte abortuar...". Mirëpo ka qenë alarm fals. Megjithëse frika ka qenë e madhe duket se rreziku është larguar. Gjithsesi, kjo i ka shërbyer si një lloj këmbane alarmi, për të qëndruar më shumë pa lëvizur ka theksuar më tej burimi.