Obama, thirrje për forcimin e klasës së mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 08:13
Presidenti amerikan Barak Obama përsëriti thirrjet për të rritur prodhimet industriale amerikane dhe për të ndihmuar forcimin e klasës së mesme.Presidenti Obama vizitoi qytetin Asheville të Karolinës së Veriut për të promovuar pikat kryesore të platformës së tij që përqëndrohet tek projektet për forcimin e ekonomisë së brishtë të vendit.Gjatë fjalës në Ashville, Presidenti tha se nevojiten të krijohen më shumë qendra për prodhimin e artikujve të teknologjisë së lartë si dhe të rritet paga minimale. Ai tha se klasa e mesme është lokomotiva e vërtetë e rritjes ekonomike.