Ledy Gaga shokon: Kur isha adoleshente u përdhunova nga producenti muzikor

Yll ndërkombëtar i muzikës pop, Lady Gaga, ka shokuar të gjithë fansat e saj teksa ka treguar në një intervistë sesi ajo është përdhunuar në moshën 19-vjeçare nga një producent muzikor."Unë kam kaluar disa gjëra të tmerrshme në jetën time, me të cilat tani edhe mund të qesh, pasi kam qenë në terapi. Por më përpara unë isha një hije. Isha 19 vjeç kur shkova në një shkollë katolike, isha shumë naive” tregon 28-vjeçarja në një intervistë në radio.Këngëtarja rrëfen më tej se iu deshën jo pak, por rreth 5 vjet për të gjetur vullnetin dhe për të pranuar brenda vetes atë se çfarë i kishte ndodhur."Muzika ime ishte gjithashtu një ndihmë e mrekullueshme", tha Lady Gaga teksa shtoi se e ka takuar përsëri përdhunuesin e saj në një dyqan, prania e të cilit e kishte shokuar nga frika.Rreth një vit më parë ylli i popit rrëfeu për varësinë e saj nga droga dhe sesi legjenda e muzikës Elton John e kishte ndihmuar të shpëtonte prej saj.89