Gerard Depardieu, del “tap” në skenë VIDEO
Që Gerard Depardieu është i dhënë pas pijes, kjo gjë tashmë dihet, pasi edhe vetë aktori i famshëm e ka pranuar një gjë të tillë, duke deklaruar në një intervistë të tijën se ai pi deri në 14 shishe verë në ditë.Por kësaj here, Depardieu e ka kaluar cakun.I gjendur në një ceremoni për ngjarjet e Luftës së Parë Botërore, të organizuar në Bruksel, aktori 65 vjeçar doli në skenë për të lexuar disa poezi nga një poet francez, i cili i mbijetoi Holokaustit në Francë, por kishte pirë aq shumë alkol, sa nuk i mbanin këmbët dhe nuk mund të thoshte ato që duhej.Atëherë Depardieu e injoroi tekstin e përgatitur që kishte përpara dhe filloi të bënte shakara, duke bërtitur dhe me gjuhën e trashë.Është për të theksuar fakti se në këtë ceremoni Depardieu do të fliste edhe për punën e djalit të tij, i cili vdiq në mënyrë tragjike në vitin 2008./nevilazhupa/oranews.tv/