Të deshifrosh tatuazhet e të të burgosurve: E kaluara dhe ardhmja e kriminelëve
Çfarë "dëshmojnë" tatuazhet e kriminelëve rusë nga fundi i viteve 60-të deri në fillim të viteve 80 'Nga vitet 60 deri në vitet 80, Arkady Bronnikov, vizitoi burgjet në të gjithë Bashkimin Sovjetik dhe fotografoi me mijëra të burgosur. Të gjithë ata që dinë të "lexojnë" kuptimet e tatuazheve, e kanë të lehtë të kuptojnë të kaluarën, por shumë herë, dhe të parashikojnë të ardhmen e këtyre kriminelëve.Këto shfaqje shumëdimensionale, inkorporojnë kode simbolike dhe alegorike, duke i bërë trupat e të burgosurve, grafikë dhe afate të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Dollar, grataciela (qiellgërvishtës) dhe një armë zjarri mbi të cilën shkruhet fjala SHBA. Rëndësia e syve për të burgosurit do të thotë "Po të shikoj"
Version i mitit të Prometeut, i cili qëndron i lidhur me zinxhirë në një shkëmb me dënim të përjetshëm. Varka me vela simbolizon punën që duhet të jetë e paligjshme.
Manastire, kisha, katedrale, Shën Maria, engjëj të pikturuar në gjoks. Simbolizojnë përkushtimin ndaj vjedhjes, ndërsa kafkat tregojnë se i burgosuri është burgosur për shkak se ka kryer vrasje.
Yjet simbolizojnë një hajdut të hierarkisë së lartë, ndërsa papioni nën qafë tregon se është një hajdut xhepash (portofolesh). Dollari simbolizon pastrimin e parave.
Gjarpri rreth qafës është një shenjë e varësisë nga droga. Krimineli në fjalë ka kryer vepra të rënda penale, si vrasje apo pedofili.
Vatat mbi supe tregojnë një qëndrim negativ për sistemin, dhe vishen nga kriminelë të rangut të lartë, të cilët shpesh herë kanë një pseudonim përkatës, të tilla si "Kolonel".
Fari në dorën e djathtë tregon dëshirën për liri. Në duart e tij ai shkruan: Të më kujtosh, mos më harro” dhe "Kam pritur 15 vjet për ty."
Syri në stomak tregon homoseksualitetin. Yjet mbi supe tregojnë se i dënuari ka kryer krim "parimor". Medaljet tregojnë përbuzjen e tij për regjimin sovjetik.
Trëndafili në gjoksin e këtij njeriu tregon se ai ka bërë 18 vjet burg.
"Shpëtoni dashurinë tuaj, mbani lirinë" shkruhet në dorën e djathtë të këtij të burgosuri. Arma tregon se ai është një hajdut i cili shfrytëzon çdo mundësi duke marrë parasysh rrezikun.
I burgosuri pëlqen ideologjinë fashiste. Me sirenën dëshiron të tregojë se ai është keqtrajtuar në fëmijërinë e tij.
Në krahun e tij shkruhet: "Faleminderit atdheu im i dashur që më shkatërrove rininë". Thika tregon se ai ka bërë vrasje brenda në burg. Ndërsa pikat e gjakut tregojnë vrasjet që ai ka bërë.