Aktori Stephen Collins akuzohet për pedofili nga ish gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2014, 10:18
“Stephen Collins është një pedofil i cili ka ngacmuar seksualisht fëmijët”-ka thënë ish gruaja e aktorit 67 vjeç, Faye Grant.Sipas një regjistrimi me kasetë zëri, Collins ka pranuar se ka pasur ngacmime seksuale me 3 vajza të mitura para 10 vitesh ku dy prej tyre janë ngacmuar prej disa vitesh.Grant ka thënë në deklaratë se ajo është “sëmurur nga veprimet e Stephen”.“Unë i kam thënë atij që të shkojë të mjekohet te një specialist për pedofili, por ai ka refuzuar”-ka treguar Grand.Kjo çështje është marrë në shqyrtim nga Gjykata dhe deklarata e Grand është marrë si provë e parë.
