Çifti i lezbikeve denoncojnë spitalin pasi u dha gabimisht spermën e një burri të zi

Një nënë lezbike e bardhë ka hedhur në gjyq një bankë sperme pasi i kanë dhënë një spermë të një burri të zi dhe ajo ka sjellë në jetë një vajzë me ngjyrë.Jennifer Cramblett 36 vjeçe dhe partnerja e saj Amanda Zinkon ka shpenzuar më shumë se 1 vit për të vendosur për dhuruesin e spermës, për “babain” e fëmijës së tyre.Ato kanë zgjedhur një dhurues të bardhë dhe kanë paguar 1,500 paund për të gjithë procesin e farëzimit articifial.Por kjo ëshë zbuluar kur gratë kanë dashur një fëmijë tjetër nga i njëjti dhurues, por kur kanë kërkuar numrin e spermës, ato ishin të ndryshëm.Më pas doktorët u kanë thënë se farëzimi i fëmijës së parë nuk është bërë nga personi që kanë dashur ato, por gabimisht është bërë nga një spermë e një burri tjetër, i cili rezulton i zi.Nënat e vajzës kanë thënë se e duan shumë vogëlushen por ngjyra e saj mikse i ka stresuar dhe nuk do donin të bënin të njëjtin gabim me fëmijët e tjerë.