Performuesi i cirkut merr flakë gjatë shfaqjes së tij

Një performues zjarri në cirk ka pësuar një incident teksa ka bërë shfaqjen e tij me zjarr përpara fansave të cirkut.Viktima Ilya Golubev është filmuar gjatë shfaqjes në Izhevks në Rusi në momentin kur fytyra e tij është mbuluar nga flakët.Spektatorët e shokuar kanë menduar se e gjithë kjo ishte pjesë e shfaqjes por ata kanë kuptuar se diçka nuk po shkonte në momentin kur ai ka lëshuar shufrën e zjarrit dhe i dëshpëruar është munduar të fikë flakët.Kjo është shkaktuar nga spray i flakëve i cili është gjendur në gojën e Golubev në një moment fatal.