Bëhen shokë të ngushtë pasi zbulojnë se janë të martuar me të njëjtën grua

Ngjan me një histori filmi komik por ja që është e vërtetë.Dy shokë që pinin sëbashku në një lokal janë bërë shokë të ngushtë pasi kanë zbuluar se ishin të martuar me të njëjtën grua.Chris Thomas dhe Peter Sherrat të dy 47 vjeç, janë takuar gjatë kohës që të dy kanë qënë të martuar me gruan bigamiste Karen Sherrat 45 vjeçe.Gruaja është martuar me Sherrat në vitin 2005 por pas një viti është ndarë duke mos bërë divorc zyrtar. Por në vitin 2012 ajo ka takuar Thomas në një website dhe ata janë martuar pas 6 muajsh njohje.Por ky i fundit e zbuloi se Karen ishte e martuar me Peter pasi  gjeti një kopje të divorcit në laptop.Kur kjo është zbuluar edhe Thomas është ndarë nga gruaja duke e denoncuar atë.Karen është dënuar për bigami me 4 muaj burg dhe nuk ka pasur asnjë vizitë nga ish burrat e saj të cilët tashmë janë miq të ngushtë.