Arbana Osmani nxirret në shitje, prezantuesja bën denoncim

Të biesh pre e rrjeteve sociale është shumë lehtë ditët e sotme, sidomos të jesh personazh publik. Kjo gjë ka ndodhur edhe me prezantuesen e njohur Arbana Osmani. Ajo shpeshherë ka thënë se nuk ka asnjë llogari në Facebook ose Twitter por kjo nuk ka bërë që të mos jenë ekzistente faqe me emrin e saj.Arbana Osmani në Facebook që ka mbi 150 mijë ndjekës natën e mbrëmshme ka bërë një postim ku thuhet “ON SALE!!!Faqja ndodhet ne shitje!!! Te gjithe te interesuarit per te blere kete faqe te kontaktojne ne inbox.”Por Arbana ka reaguar në Instagram ku ka thënë: “Miremengjes! Me lajmeruan qe paskan filluar shitjet ketej nga llogarite fallco qe hapin ne emrin tim ne facebook.. Gjej rastin t'ju kujtoj qe çdo llogari ne emrin tim ne facebook e twitter eshte false. Me kete rast po me bejne mbare ti denoncoj prane Ministrise se Brendshme ta mbyllim dhe kete histori. Paçi nje dite te bukur! Love”Capture Capture1 Capture2