Manjati më i ri në Britani, 10 vjeçari hap dyqan ëmbëlsirash
Britani - Sipërmarrësi më i ri në moshë, britaniku Henry Patterson, ka sfiduar të gjithë bashkëmoshatarët e tij, duke hapur biznesin e tij të parë, një dyqan ëmbëlsirash.10 vjeçari e nisi ndërmarrjen e tij të parë, kur ishte vetëm 6 vjeç, duke shitur çanta të plehur organik, për 1 sterlina.Ai e pasoi më pas modelin e sipërmarrjes, duke hapur një dyqan të tij në eBay, ku shiste lodra të cilat i blinte në dyqanet e bamirësisë, duke bërë kështu shumë shpejt një shumë prej 150 sterlina.Pastaj të erdhi me dyqanin e tij onlinë të ëmbëlsirave, “Not before tea”, ku vetëm në një javë fitoj një shumë prej 10 sterlina.Ai ka krijuar gjithashtu një ide rreth historisë së tij, me dy karaktere, të quajtur Sherbet dhe Pip.Kavanozat e tij vijnë me stilolapsa, në mënyrë që fëmijët mund shkarravisin në planet e tyre dhe gjithashtu ka përfshirë kunja dhëmbësh, si shpërblim për fëmijët, për të pastruar dhëmbët e tyre, para se të flenë.Gama e produkteve në dyqan është zgjeruar duke përfshirë: rroba, karta, çanta dhe dhurata për fëmijët.Pesë të rritur janë punësuar për të drejtuar dyqanin në kohë të ndryshme, e ndërsa Henry është duke ndihmuar nga jashtë, kur ai nuk është në shkollë.Pagat e puntorevë do të dalin nga biznesi, i cili është duke u ngritur me paratë e gjyshërve të tij dhe dy grante të biznesit.m.p/Oranews.tv