Chelsea Clinton sjell në jetë një vajzë, Bill dhe Hilary gjyshër për herë të parë
Chelsea Clinton ka sjellë në jetë një vajzë dhe këtë e ka treguar në Twitter dhe në profilin e saj në Facebook.Ish presidenti Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit Hilary Clinton janë bërë gjyshër për herë të parë.“Marku dhe unë jemi të mbushur me dashuri, emocione dhe mirënjohje sepse festojmë lindjen e vajzës sonë Charlotte Clinton Mezvinsky”-ka shkruar ajo në postimet e saj.Ajo e lajmëroi shtatzaninë në prill të këtij viti duke u shfaqur një një ceremony kushtuar femrave.Nuk dihet se sa do ndikojë kjo në jetën politike të Hilary Clinton e cila do kandidojë për presidente të SHBA në vitin 2016, kjo pasi në një intervistë ish presidenti Bill Clinton ka thënë: “Dua të kem një grua të lumtur, dhe ajo nuk do të jetë e tillë derisa të bëhet gjyshe. Është diçka që ajo e do më shumë se të bëhet presidente”.