Kinë, nusja me fustanin më të gjatë, thyen rekordin Guinness

Kinë - Një nuse në Kinë në ditën e dasmës, ka menduar se si të jetë ndryshe në ditën e saj më të veçantë, - ku çdo femër dëshiron që të jetë unike, - teksa ka bërë veshur fustanin më të gjatë të nusërisë.Fustani me gjatësi gati 5 milje, do të futet në rekordin Guinness, pasi është veshja më e gjatë e krijuar ndonjëherë.Jing Maj është nusja fatlume, e cila ka menduar se si të vijë ndryshe në ditën më të vecantë të jetës së saj, ka dalë në ekran me fustanin e gjatë prej 4828 metër, duke bërë xhirimet e para të dasmës me dhëndrin Ye Yian.Yian shtoi se edhe pse veshjet arrijnë një çmim të kripur prej  6533 dollarë për ta krijuar, ai donte që të dashura e tij të jetë e lumtur, në ditën e saj më të rëndësishme."Kjo është dita e saj, kështu që çfarëdo që të thotë ajo, bëhet," - tha ai.Mbajtësja aktuale e rekordit Guinness, është 17-vjeçarja Ema Dumitrescu, e cila rrëmbeu titullin në vitin 2012, me fustanin e saj 2976 metër të gjatë.Tashmë çiftit i duhet edhe një kishë e madhe për të mbyllur ceremoninë, pasi fustani i saj është supër i gjatë.m.p/Oranews.tv