Jennifer Lopez dhe fëmijët e saj aksidentohen me makinë/VIDEO

Jennifer Lopez, fëmijët e saj binjakë dhe shoqja e ngushtë Leah Remini janë përfshirë në një aksident të shkaktuar nga një i dehur por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëm në njerëz.Sipas policisë së Kalifornisë, një shofer i dehur ka përplasur makinën e tyre teksa mundohej të parakalonte.Makina e shoqes së JLo është dëmtuar në pjesën e prapme, dhe policia ka raportuar se shoferi është vënë në pranga.Përpara se të ndodhte kjo ngjarje Lopez ka postuar në Instagram disa çaste në makinë me fëmijët e saj dhe shoqen e ngushtë Remini.Capture8 Capture88