Nga plazhi në shi të rrëmbyeshëm, ky është moti në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2014, 10:29
Moti i paqëndrueshëm është gjithmonë problem, por më shumë kur ndryshimet drastike ndodhin brenda ditës. Në Angli janë regjistruar raste emergjente kur ne mes të temperaturave mbi 24 gradë Celsius ka filluar të bjerë shi i rrëmbyeshëm dhe të fryjë erë e fortë,Në foto shikohen dy vajza teksa bëjnë plazh dhe më poshtë një djalë me biçikletë i cili laget i tëri në shi dhe poshtë këmbëve të tij përmbytje e rrugës.Këto luhatje të forta kanë shkaktuar probleme ku nga policia raportohet se shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmë sepse kanë ngecur në mes të rrugëve nga moti i keq.
